“Synojmë vendin e dytë”, flet mesfushori i Pogradecit: Ndaj Besës vlen vetëm… fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 11:45

“Synojmë vendin e dytë”, flet mesfushori i Pogradecit: Ndaj Besës vlen vetëm… fitorja

Pogradeci ka mbyllur javën stërvitore për sfidën ndaj Besës dhe pas barazimit të marrë në Berat ndaj Tomorit, tani liqenorët synojnë vendin e dytë. Mesfushori Arsen Kasa, i pyetur rreth këtij synimi, për “Panorama Sport” u shpreh: “Konstatimi është i drejtë, por mbi të gjitha duhet të fitojmë dhe të marrim tri pikët. Fatin tonë nuk e kemi të lidhur se çfarë ndodh me ekipet e tjera.

pogradeci devolli

Ne duhet të bëjmë detyrën tonë dhe nëse fitojmë në çdo ndeshje, atëherë suksesi është i garantuar”. Pogradecarëve do t’u mungojë mesfushori Liçkollari dhe me shumë mundësi në vend të tij do të luajë Arsen Kasa. “Më vjen mirë që do të luaj në atë pozicion. Trajneri duket se ka besim që unë do ta mbuloj mirë këtë pozicion, por të zëvendësosh Liçkollarin është shumë e vështirë. Ai është një forcë e madhe në ekip.

Besa? Nuk ka rëndësi sa pikë ke, por se si do të luash dhe çfarë objektivi ke. Për ne vlen është vetëm fitorja që na mundëson të jemi në garë jo vetëm për vendin e dytë, por edhe të parin. Besa është një ekip i mirë, por ne jemi më lart se të gjithë. Ne besojmë fort se do t’ia dalim”, u shpreh Kasa. Trajneri Abazaj ka menduar se Kasa të jetë zëvendësuesi i Liçkollarit, por si alternativë llogaritet edhe Pengu.

ROMEO XINXIFI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"