“Synojmë vazhdimësinë”, trajneri i Vllaznisë: Duam maksimunim kundër Kastriotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 15:30

“Synojmë vazhdimësinë”, trajneri i Vllaznisë: Duam maksimunim kundër Kastriotit

Në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Kastriotit ka folur trajneri i Vllaznisë, Tomas Bërdariç. Kroati e ka cilësuar këtë ndeshje si shumë të rëndësishme dhe kërkon vazhdimësi nga skuadra.

vllaznia

“Duhet të vazhdojmë atë që nisëm në Kupë kundër Pogradecit, lojtarët duhet të jenë të qetë, të motivuar dhe të përqendruar ashtu siç ka qenë edhe në stërvitje gjatë gjithë kësaj jave dhe nëse nesër luajmë ashtu siç dimë të marrim një rezultat pozitiv”.

“Dua maksimumin dhe duhet që lojtarët të bëjnë më të mirën për t’i shkaktuar humbjen Kastriotit dhe e gjithë puna të shpërblehet. Ne duhet të kemi vetëbesim dhe të mos mendojmë shumë për Kastriotin, por të mendojmë për veten tonë. E dimë si luajnë ata dhe përqendrimi duhet të jetë se çfarë do të bëjmë ne për të marrë tre pikë”.

Trajneri u pyet dhe për 6 golat e shënuar në Kupë ndaj Pogradecit.

“Të shënosh gjashtë gola kundër një ekipi që mbrohet shumë është një gjë e bukur, por duhet të dimë si të hymë në zonën kundërshtare, të dimë si të fitojmë sa më shumë duele”.

“11-tëshja startuese duhet të jetë e motivuar për nesër dhe lojtarët që do të vijnë nga stoli duhet të jenë të aftë për të bërë diferencën, duke marrë maksimumin mund të fitojmë”, u shpreh Brdaric.

Vllaznia gjendet për momentin në vendin e pestë në kampionat me 10 pikë të grumbulluara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"