Synohet titulli/ 10 javët e çmendura, Barça është favorite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 22:09

Synohet titulli/ 10 javët e çmendura, Barça është favorite

Barcelona e ka ndry shuar në mënyrë rrënjësore kampionatin spanjoll. Në më pak se dy muaj, ekipi katalanas ka arritur të shkurtojë diferencat me kryesuesin dhe tani ëndërron realisht fitoren e titullit kampion. Numrat që ka arritur skuadra e Ronald Kumanit janë spektakolarë dhe fitoret e njëpasnjëshme kanë bërë që të ngushtojë diferencën prej 12 pikësh që kishte me “Los Kolçoneros” në 10 javët e fundit.

barcelona 1

Ekipi i Simeones ka humbur rrugës 14 pikë, ndërsa të besuarit e Kumanit vetëm 2 pikë. Tani katalanasit janë vetëm një pikë larg kreut dhe kjo do të thotë se e kanë vetë në dorë objektivin për titullin. Disa javë më parë, diçka e tillë dukej e pamundur, ndërsa tani është mision më se i arritshëm. Ta mendosh që të shtunën do të luhet “El Clasico” kundër Realit të Madridit. Atletiko është duke kaluar një moment të vështirë me ulje-ngritje dhe ky moment ka rastisur me ecurinë më të mirë të Barcelonës në këtë sezon, përveç ndeshjes të së hënës. Kundër Vajadolidit, Mesi me shokë vuajtën shumë dhe e fituan me shumë vështirësi.

Në minutat e fundit u shfaq Dembele për t’i dhënë 3 pikët e arta në misionin drejt titullit. Janë pikërisht fitore të tilla që të japin trofeun në fund. Kjo ndeshje në aspektin futbollistik nuk ishte më e mira dhe nuk do të mbetet në histori, por mund të jetë ajo e rëndësishmja që shënjon nisjen e një rrugëtimi të ri. Kjo duket në festën e katalanasve, të cilët pas golit iu afruan me vrull Dembelesë. Ishte një shpërthim feste dhe rebelimi. Loja e katalanasve ishte shumë e lexueshme dhe në fushë nuk dhanë sinjale pozitive. Këtyre u bashkohen edhe polemikat për vendimet e arbitrit dhe shpërthimi i trajnerit Serxho Gonzalez për mediat.

ATLETIKO NË KRIZË – Në 10 javët e fundit, skuadra e Simeones ka arritur 4 barazime, 2 humbje dhe 4 fitore. E përkthyer në pikë, do të thotë se “Los Kolçoneros” kanë lënë rrugës 14 pikë, të cilat janë shumë kur bëhen llogaritë për titullin. Barcelona nga ana tjetër ka përfituar. Katalanasit kanë shkurtuar 12 pikë dhe kanë fituar privilegjin për të qenë favoritët për ta mbyllur këtë kampionat në vendin e parë. Titulli është në duart e Barcelonës. Skuadra katalanase ka vetëm 1 barazim në 10 ndeshjet e fundit dhe pjesa tjetër janë fitore. “E gjitha kjo është fryt i sforcove. Kemi punuar shumë në muajt e fundit. Në fillim gjërat nuk na dilnin siç donim ne, por tani po”, ka thënë Lengle pas Vajadolidit. Të shtunën do të kenë një tjetër provim të vështirë kundër Realit të Madridit, por Barcelona është në një moment kur i pret të gjithë për t’i sfiduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"