Synohet ngritja e skuadrës në nivele të larta, biznesmeni që jeton në Holandë bëhet donator te klubi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:50


Synohet ngritja e skuadrës në nivele të larta, biznesmeni që jeton në Holandë bëhet donator te klubi shqiptar

Pas disa vitesh vështirësi, te Gramozi duket se është hapur drita jeshile për afrimin e një donatori që do ta ndihmonte këtë skuadër të jetë më kompetitive në kampionat.

Gramozi

Bëhet fjalë për biznesmenin Ardian Leka, me origjinë nga Kolonja dhe që jeton në Holandë. Ai është kryetar i shoqatës së bizneseve të diasporës dhe ka prezantuar në klub një plan për shpëtimin e futbollit kolonjar.

Ai duket se ka mbështetjen e strukturave të pushtetit lokal dhe ditët e ardhshme është planifikuar një takim me sportdashësit kolonjarë dhe drejtuesit e bashkisë. Me zyrtarizmin e tij, me siguri për Gramozin do të vijnë ditë më të mira, pasi bashkia nuk ka fuqi financiare ta ngrejë futbollin në nivele më të larta.

KOÇO LILO-PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com