Synimi është ngjitja në Superiore, klubi i Kategorisë së Parë bën goditjen e merkatos. Firmos me ish-lojtarin e Laçit dhe Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 17:12

Synimi është ngjitja në Superiore, klubi i Kategorisë së Parë bën goditjen e merkatos. Firmos me ish-lojtarin e Laçit dhe Flamurtarit

Dy drejtuesit kryesorë të Turbinës, presidenti Gentian Gjoka dhe kryebashkiaku Andis Salla, synojnë të krijojnë një skuadër pretendente për sezonin e ardhshëm. Ata janë takuar së fundi mes tyre dhe kanë rënë dakord për të investuar më shumë se kampionatet e kaluara.

bruno lipi

Mund të duket e çuditshme në pamje të parë, por krerët e klubit cërrikas e kanë marrë seriozisht objektivin e ngjitjes së skuadrës në Superiore. Ditën e sotme Turbina zyrtarizoi Marcelo Troisin si trajnerin e ri të skuadrës ku do të marrë vendin e Vladimir Gjonit, ndërkohë që ndihmës të tij do të mbeten Alfred Allamani dhe Bledar Malaj.

Për sa i përket merkatos së verës, ajo ka filluar për Turbinën dhe pas pesë largimeve të pak ditëve më parë, është bërë edhe afrimi i parë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Bruno Lipi, i cili ka firmosur dje me cërrikasit dhe pritet të pasohet edhe nga blerje të tjera të rëndësishme gjatë ditëve në vazhdim. Mbrojtësi fierak ka qenë edhe më parë pjesë e Turbinës. Ai ka luajtur edhe për Flamurtarin dhe Laçin, por edhe në Greqi.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"