Suso, xixa me Gatuzon: Problemet le ti zgjidhë trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 9:14

Suso, xixa me Gatuzon: Problemet le ti zgjidhë trajneri

Një pasim i mrekullueshëm për golin e parë kuqezi dhe shumë volum, por Milani përsëri nuk shijon dot fitoren në kampionat: Suso mundohet të gjejë arsyet, teksa për “Sky” shpjegoi: “Skuadra luajti shumë mirë në pjesën e parë dhe ishte mënyra e duhur e lojës për të përfunduar kampionatin në katër vendet e para. Në fraksionin e dytë u shfaqëm si një tjetër skuadër dhe ndeshja përfundoi në një mënyrë të caktuar”.

Suso

Spanjolli me golat e tij shpesh ka ndryshuar fatin e ndeshjeve të “Djallit”, por tashmë shija e rrjetës i mungon prej 18 takimesh. Ky fakt e shqetëson relativisht pak, teksa është gati të bëjë një pakt për të mos shënuar, me kusht që Milani të shkojë në Champions sezonin e ardhshëm. “Golat më mungojnë, por kam besim se do të vijnë. Mendoj se qoftë ndaj Napolit, ashtu edhe në Kaljari javën e kaluar luajta mirë, megjithëse nuk shënova.

Për mua rëndësi ka skuadra. Do të isha shumë i lumtur nëse kualifikohemi në Champions dhe unë nuk shënojë asnjëherë dhe nuk jap asnjë asist gjatë sezonit”, tha Suso. Problematikat kuqezi janë të dukshme, por sulmuesi refuzon të ofrojë zgjidhje: “Nuk jam trajneri dhe nuk më takon mua të flas për të zgjidhur problemet. Folëm më trajnerin pas ndeshjes dhe do të ballafaqohemi përsëri në ditët në vijim. E dimë që flakëm dy pikë, por do të mundohemi të bëjmë më mirë në takimet e radhës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"