Surprizon UEFA, i beson një serbi finalen e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 14:03

Surprizon UEFA, i beson një serbi finalen e Champions-it

Sektori përkatës i gjykimit në UEFA-a ka bërë publik edhe emrin e gjyqtarit që do të vendosë drejtësi në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Liverpulit.

Milorad-Mazic-956234

Do të jetë serbi Milorad Maziç, gjyqtari i zgjedhur për të arbitruar finalen e 26 majit në Kiev. Edhe pse nuk është një nga më të mirët në Europë, UEFA, ia ka besuar atij këtë përballje.

Maziç është 45-vjeç dhe në këtë sezon të Championsi-t ka gjykuar sfidën me Romës dhe Atletikos dhe Juventus-Barcelona, në fazën e grupeve.

Bjorn+Kuipers+Croatia+v+Spain+Group+UEFA+Euro+lUvEYarmZeHl

Për sa i përket finales së Ligës së Europës, ajo do të arbitrohet nga holandezi Bjorn Kuipers. Atletiko Madrid dhe Marseja do të jenë përballë më 16 maj në Lion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"