Surprizon sponsori i Interit, Pirelli: Nëse zikaltërit dëshirojnë Mesin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 17:27

Surprizon sponsori i Interit, Pirelli: Nëse zikaltërit dëshirojnë Mesin…

Sponsori i Interit Pireli pretendon se mund ti ndihmojnë zikaltërit për të nënshkruar me Leo Mesin. Argjentinasi po mendon seriozisht largimin nga Barcelona, ndërsa futet në vitin e fundit të kontratës së tij me katalanasit.

pireli inter

 

Mesi ka qenë gjithmonë i lidhur me një transferim tek Interi, edhe pse asnjëherë nuk është folur për bisedime mes palëve. Pireli u pyet nëse do kontribuojnë për Interin njëlloj siç kontribuoi “Fiati” në transferimin e Kristiano Ronaldos tek Juventusi. “Sinqerisht në një kohë të tillë, ne jemi pak të pafuqishëm të investojmë në sport”, tha Tronçeti Provera.

“Ne duhet të pyesim Stiven Zhang nëse do të bëjë një ofertë fillimisht vetë ai. Ne mund të ndihmojmë por nuk mund ta bëjmë vetëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"