Surprizon Arsenal, kërkon të rikthejë ish-sulmuesin e Çelsit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 14:23

Surprizon Arsenal, kërkon të rikthejë ish-sulmuesin e Çelsit

Klubi i Arsenal është gati të kryej një transferim surprizë këtë merkato janari. “Topçinjtë” kërkojnë të rikthejnë në Premier Ligë ish-sulmuesin e Çelsit, Diego Kosta.

Diego Kosta Celsi

Sipas “Goal” Arsenal është një nga klubet që kërkon shërbimet e 33-vjeçarit, i cili së fundmi ka fituar titullin kampion në Brazil me Atletiko Mineiron. Ende nuk ka një ofertë konkrete, por Arteta duket se ka nevojë për një sulmues dhe spanjolli shikohet i duhuri.

Me Oubamejang në ikje pas përplasjeve me teknikun, Vlahoviç i cili duket shumë larg Arsenalit për të ardhur këtë merkato dhe Lakazet i cili nuk ka dhënë aq sa duhet këtë sezon, Diego Kosta shikohet si sulmuesi që do të ndihmojë ekipin të arrijë objektivat që ka këtë vit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"