Surprizoi Barcelonën në “Kamp Nou”, Slavia skuadra që vrapon më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 22:39

Surprizoi Barcelonën në “Kamp Nou”, Slavia skuadra që vrapon më shumë

Barcelona vuajti jo pak ndaj Slavia Pragës të martën në mbrëmje në barazimin pa gola në “Kamp Nou”. Arsyeja duket se është e thjeshtë, çekët vrapuan më shumë se spanjollët duke i mpirë ata në shtëpinë e tyre.

Slavia

Skuadra e Slavia Pragës përshkroi 125.3 kilometra në total nga 111.0 të bëra nga Mesi me shokë. Diferenca prej 14.3 kilometrash duket se bëri edhe diferencën në takimin midis të dyja skuadrave.

Deri tani skuadra e Valverdes ka vrapuar gjithsej në katër ndeshje plot 420.4 kilometra, çka do të thotë 105 kilometra për ndeshje. Slavia në krahun tjetër ka vrapuar 486.8 kilometra në katër ndeshje me një mesatare prej 121.7, çka e bën atë skuadrën që ka vrapuar më shumë në të gjithë kompeticionin.

Kilometra

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"