Surprizë në provat zyrtare të Turqisë, piloti i ri merr “pole position”-in e parë në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 20:41

Surprizë në provat zyrtare të Turqisë, piloti i ri merr “pole position”-in e parë në karrierë

Provat zyrtare në Pistën e Stambollit kanë regjistruar një rezultat të pazakontë. Piloti i ri kanadez Lans Strol regjistroi “pole position” –in e parë në karrierë me kohën 1:47.765, kurse emrat e mëdhenj si Hamilton, Vetel, etj zhgënjyen në cirkuitin e Turqisë.
racing_point_driver_lance_stroll_of_canada_celebrates_his_pole_position_after_the_qualifying_session_at_the_istanbul_park_circuit_racetrack_in_istanbul_saturday_nov._14_2020._ap
Kampioni në fuqi i botës Hamilton, i cili garon për Mercedesin u rendit në vendin e gjashtë, ndërsa gjermani i Ferrarit Vetel në vendin e 12-të. Vendi i dytë në provat zyrtare të Stambollit u mor nga piloti holandez Maks Verstapen, ndërsa shoku i skuadrës së Stol, Serxho Perez do të niset nesër nga vendi i tretë.

Valteri Botas, piloti tjetër i Mercedezit u rendit në vendin e nëntë në provat zyrtare të Turqisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"