Surprizë e Tiranës, merr mesfushorin afrikan që donte Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 14:09

Surprizë e Tiranës, merr mesfushorin afrikan që donte Skënderbeu

Tirana ka arritur të sigurojë shërbimet e Lancinet Sidibe. 

lancinet sidibe

Burime pranë “Panorama Sport”, konfirmojnë se klubi kryeqytetas ka mposhtur konkurrencën e Teutës dhe Skënderbeut, duke mbyllur marrëveshjen me ekipin e Besëlidhjes, që zotëron kartonin e lojtarit.

Sidibe sezonin e kaluar ishte pjesë e Teutës, teksa shënoi një gol dhe dhuroi një asist në 33 ndeshje.

Kujtojmë që ka qenë Skënderbeu skuadra e cila ka këmbëngulur së tepërmi për lojtarin, por Tirana ka arritur më parë akordin.

Sidibe është nga Guinea dhe luan si mesfushor qendre, i cili ka rolin e shkatërruesit në fushë. Gjatë sezonit 2017-2018, 23-vjeçari ka luajtur dhe me fanellën e Flamurtarit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"