Surpriza nga Spanja, futbollisti i Milanit në listën e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 15:04

Surpriza nga Spanja, futbollisti i Milanit në listën e Barcelonës

Te Barcelona, atëherë kur nuk mendohej, ka shpërthyer një kaos i vërtetë, teksa kanë shkarkuar trajnerin Ernesto Valverde, por në të njëjtën kohë kanë humbur edhe Luis Suarezin, krahun e djathtë të Lionel Mesit në sulm dhe sigurisht që duke parë se uruguaiani do të mungojë për të paktën 3 muaj, ndoshta një ndërhyrje në këto 17 ditë të fundit merkatoje që kanë mbetur mund të bëhet realitet. 

leao

Dhe në kampin katalanas, të paktën siç raporton media sportive vendëse, sondazhet kanë nisur, ku lista e drejtorit sportiv Erik Abidal është mjaft e gjatë dhe me emra të njohur. Por një ndër surprizat e saj është edhe milanisti Rafael Leao.

iBRA-LEAO

Portugezi 20-vjeçar, i cili realizoi edhe golin e tij të dytë në Serinë A, kundër Kaljarit, numëron 772 minuta lojë në këtë kampionat, në 15 prezenca (vetëm në 4 raste titullar), por cilësitë teknike të luzitanit duket se i pëlqejnë shumë Barçës, e cila mund të bëjë një tentativë për të.

leao

Ndërkohë, lista vazhdon me Gabigol në pronësi të Interit, Karlos Velas (Los Anxheles FC), Doniel Malen (PSV), Viktor Osimhen (Lilë) dhe Ezekiel Avila (Osasuna).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"