Surpriza e verës, klubi nga Luksemburgu që eliminoi Dritën, lë jashtë Europës ish-ekipin e Sadikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 22:01

Surpriza e verës, klubi nga Luksemburgu që eliminoi Dritën, lë jashtë Europës ish-ekipin e Sadikut

Dudelanzh, ekipi nga Luksemburgu që eliminoi Dritën e Gjilanit në turin e dytë të Europa League, vazhdon të surprizojë në këtë kompeticion. Ditën e sotme, ata arritën kualifikimin në fazën “play-off”, duke lënë jashtë një ekip të madh, si Legia e Varshavës, ku më parë ka qenë pjesë edhe sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku.

dudelanzh legia

Luksemburgasit, fituan në mënyrë surprizë ndeshjen e parë në Poloni, me shifrat 1-2, ndërsa në takimin e sotëm të kthimit, rezultati ishte i barabartë 2-2. Me rezultat të përgjithshëm 4-3, është pikërisht Dudelanzh, që konfirmohet si një surprizë e bukur e verës, duke synuar kështu grupet e Europa League, ndërkohë që në “play-off” do të përballet me rumunët e CFR Kluzh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"