Surpriza e Kupës së Shqipërisë, trajneri i Besëlidhjes: Jemi skuadër për Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 19:52

Surpriza e Kupës së Shqipërisë, trajneri i Besëlidhjes: Jemi skuadër për Superiore

Trajneri i Besëlidhjes Elvis Plori është i bindur pas eliminimit të Partizanit nga Kupa e Shqipërisë se skuadra lezhjane mund të përballet me çdo kundërshtar të futbollit shqiptar.

Beselidhja-foli-i-dyte

Pas kalimit me sukses të fazës 1/16 të Kupës së Shqipërisë, trajneri shkodran deklaroi se synimi i tij ishte që Besëlidhja të shënonte në fushën e Partizanit në mënyrë që të garantonte kualifikimin për në çerekfinale. Besëlidhja u kualifikua me rezultatin total 4-3.

Në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë Besëlidhja do të përballet me Tiranën, një tjetër pengesë e madhe drejt ëndrrës së fitores së këtij trofeu.

Elvis Plori, trajneri shkodran

“Ishte e vështirë të kualifikoheshim sepse luanim përballë kampionëve të Shqipërisë Partizanit. E dija që takimi i kthimit do të ishte i vështirë megjithëse fituam takimin e parë 3-0. Këtu erdhëm për të shënuar një gol dhe e realizuam këtë objektiv.

Një ekip i Kategorisë së Parë nuk luan dot me ritmin e skuadrave të Superiores. Megjithatë, jam i bindur se Besëlidhja është ekip që ka cilësi për të qenë në Kategorinë Superiore dhe për t’u përballur me çdo skuadër”, përfundoi trajneri Elvis Plori pas kualifikimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"