Surpriza dhe goleada te moshat, përcaktohen gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2018 | 21:12

Surpriza dhe goleada te moshat, përcaktohen gjysmëfinalistët e Kupës së Shqipërisë

Janë luajtur dje ndeshjet e radhës në Kupën e Shqipërisë për U-17 dhe U-19. Pas takimeve të Grupeve A që u luajtën të shtunën, dje ishte radha e ndeshjeve në Grupet B. Në grupmoshën deri në 17 vjeç, Besa arriti të fitonte ndaj Shkëndijës së Durrësit me rezultatin 2-1.

Futboll moshat

Me po të njëjtin rezultat triumfoi edhe Flamurtari ndaj Elbasanit. Në ndeshjen tjetër mes Dinamos dhe Skënderbeut u deshën gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar fituesin, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola. Pas goditjeve nga pika e bardhë, fituan korçarët me rezultatin 4- 3. Kurse ndeshja mes Teutës dhe Luftëtarit nuk u luajt, pasi nuk u paraqit skuadra gjirokastrite.

Në këtë mënyrë, durrsakët fitojnë 3-0 në tavolinë dhe kalojnë për më tej. Në gjysmëfinale do të përballen Besa me Skënderbeun dhe Teuta me Flamurtarin. Për U-19, Skënderbeu fitoi ndaj Shkëndijës së Durrësit. Një spektakël golash u regjistrua në sfidën mes AF Dinamos dhe Pogradecit, ku fituan miqtë 4-3. Teuta shkatërroi Luftëtarin 3-0, ndërsa Dinamo theu Flamurtarin 2-0.

kupa moshat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"