Supersfida Tirana-Kukësi, FSHF i beson arbitrit me stemën e FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 8:18

Supersfida Tirana-Kukësi, FSHF i beson arbitrit me stemën e FIFA-s

Supersfida e javës së parë të fazës së tretë Tirana-Kukësi, i është besuar arbitrit me stemën e FIFA-s, Eldorian Hamiti.

82AC558E-098E-4C5D-A494-92ED3C5EBDF4

Anësorë do të jenë Denis Rexha dhe Redi Zaimi. Pas portave Laver Alla dhe Olsid Ferataj. Arbitër i katërt Rejdi Avdo. Për Hamitin, do të jetë hera e tretë që e drejton Tiranën këtë sezon në Kategorinë Superiore.

Herën e parë ka qenë kryesor në përballjen që kryeqytetasit kanë humbur ndaj Teutës. Në të dytën, ka qenë i katërt në barazimin 1-1 që Tirana ka regjistruar ndaj Kastriotit. Për Kukësin, do të jetë hera e dytë që Hamiti do ta arbitrojë këtë edicion në kampionat.

Hera e parë ishte në “Elbasan Arena”, në ndeshjen që nuk pati asnjë gabim nga kryesori ku verilindorët u mundën 0-1 nga Vllaznia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"