Supersfida PSG-Dortmund, gjykon Tejlor, ka një kujtim të bukur me skuadrën franceze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2020 | 19:06

Supersfida PSG-Dortmund, gjykon Tejlor, ka një kujtim të bukur me skuadrën franceze

Një sfidë vendimtare për pjesën e mbetur të sezonit: sot PSG-ja dhe Borusia e Dortmundit do të përballen në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve. Arbitri i takimit është përzgjedhur britaniku Entoni Tejlor. “Bilbili” 41-vjeçar thërritet rregullisht në përballjet europiane.

taylor_crop

Ka drejtuar edhe më parë gjatë këtij edicioni parisienët: në “Parc des Princes”, kundër Realit të Madridit, më 28 shtator (në fazën e grupeve të Champions-it, përfundoi 3-0 për francezët).

Rastësisht, ka drejtuar edhe Borusian e Dortmundit: po ashtu si për transalpinët, gjithmonë në fazën e grupeve, kur gjermanët u mposhtën 23 tetorin e kaluar nga Interi me rezultatin 2-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"