Supersfida Partizani-Skënderbeu, Progni: Ja cila skuadër dua që të fitojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 23:15

Supersfida Partizani-Skënderbeu, Progni: Ja cila skuadër dua që të fitojë…

Futbollisti i Teutës, Gerhard Progni është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në “News 24”. Ai tregoi se skuadra durrsake kishte shkuar për të marrë 3 pikë në Vlorë, por ashtu siç shkoi loja, skuadra e tij është e kënaqur edhe me një pikë.

Progni

“Kishim shkuar për të marrë 3 pikë. Kemi qenë gjithë kohës në presing lartë. Ashtu siç shkoi ndeshja, edhe me 1 pikë jemi të kënaqur.

Ishte vendimtar në këtë barazim arbitri? Unë kam qenë vetë protagonist aty duhet sikur po mbroj Teutën. As anësori vet nuk ishte i sigurt. Mund të kem gabuar tha anësori për golin e parë që u anulua për ofside. Te goli i dytë i anuluar, ishte e qartë që ishte dora. Edhe Torasa vetë i tha Bicit. Më pas e kthehu.

Tensionin e krijoi Flamurtari jo ne. Kisha 2 javë dhe iu thoja çunave të ekipit, që faulli i parë që do marr nga e majta, do godas poshtë. E parandjeva. E pata të vështirë të përshtatesha në fillim. Fola me trajnerin më pas dhe i thashë që dua këtë pozicion.

Supersfida Partizani-Skënderbeu- Do jetë një ndeshje e luftuar që mund t’i ketë të treja rezultatet. Partizani është i favorizuar sepse luan brenda. Dua që të fitojë ekipi i zemrës, atje ku kam dalë si futbollist. Në fakt tani që jam pjesë e Teutës, më intereson të fitojë Skënderbeu.”, u shpreh Progni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"