Supersfida në Gjermani, ja 5 arsyet pse Bajerni fiton në Gladbah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 22:34

Supersfida në Gjermani, ja 5 arsyet pse Bajerni fiton në Gladbah

Ajo është ndeshja më e rëndësishme e javës së 14-të. Gladbah do të presë në shtëpi Bajernin e Mynihut. Pas 20 vitesh, skuadra nga “Niederrhein” e sheh veten në vendin e parë të tabelës. 

gladbah bajern

Por për bavarezët nuk ka vend për panik, pasi edhe në sezonin e kaluar, kampionët në fuqi ishin 13 pikë pas Dortmundit dhe në fund arritën të fitonin kampionatin. “Bundesliga.de” ka dhënë pesë arsyet përse Bajerni fiton në Gldbah.

1. FAVORIT, PAVARËSISHT RENDITJES 

102 herë janë ndeshur skuadrat me njëra-tjetrën. Vetëm 15 herë Gladbah ka qenë para Bajernit në tabelë përpara ndeshjeve direkte, por kampionët në fuqi kanë një bilanc prej 6 fitoresh, 7 barazimesh dhe vetëm dy humbje. Hera e fundit që Gladbah fitonte, ishte në javën e dytë të sezonit 1997- ’98.

2. KUJTIME NGA DUELI I FUNDIT 

Në javën e 24-t në sezonin e kaluar Bajerni udhëtoi në Gladbah me tri pikë më pak se Dortmundi që kryesonte tabelën e klasifikimit. Bavarezët bënë një ndeshje të madhe, duke fituar me rezultatin 5-1 në transfertë. Mundësia që kjo të përsëritet edhe tani në javën e 14-të është shumë e madhe, duke parë diferencat që dy skuadrat kanë në përbërjen e lojtarëve.

3. NUMRI 9 MË I MIRË NË BOTË 

Edhe pse Robert Levandovski nuk ka shënuar në dy ndeshjet e fundit të Bundesligës, polaku mbetet lojtari më i rrezikshëm për kundërshtarët e bavarezëve. Në tri ndeshjet e fundit ndaj Gladbahut, numri 9 i kampionëve të Gjermanisë ka shënuar 3 herë, ndaj vendësit duhet të përgatiten për një betejë të ashpër në mbrojtje për të ndalur urinë e bomberit nga Mynihu.

4. BAJERNI, KUNDËRSHTAR I FRIKSHËM 

Edhe pse në ndeshjet e fundit skuadra e Gladbahut ka marrë diçka më shumë në takimet direkte ndaj Bajernit, bilanci i përgjithshëm flet vetëm për kampionët e Gjermanisë. 49 fitore, 29 barazime dhe 24 humbje në duelet direkte. Vendësit nuk kanë humbur kurrë kaq shumë ndeshje dhe kanë pësuar kaq shumë gola (195) ndaj një kundërshtari sesa ndaj bavarezëve.

5. SKUADËR QË SPRINTON 

Lojtarët e Bajernit kanë qenë në këto 14 javë futbollistët që kanë sprintuar më shumë në kampionatin gjerman. Afërsisht 3098 sprinte kanë kryer lojtarët e Hansi Flikut, duke u konfirmuar një skuadër e frikshme për çdo kundërshtar. Skuadrat e tjera të Bundesligës kanë një mesatare prej 2680 sprintesh në total. Kjo bën që në sfidën e së shtunës në “Borusia Park”, kampionët ta nisin ndeshjen si skuadra favorite për të mposhtur kryesuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"