Supersfida në Champions, Salihamixhiç: T’ia tregojmë Barcelonës se cili është Bajerni i Mynihut!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 12:25

Supersfida në Champions, Salihamixhiç: T’ia tregojmë Barcelonës se cili është Bajerni i Mynihut!

Barazimi i tretë radhazi i Bajernit përballë Shtutgartit nuk është kapërdirë mirë as nga drejtori sportiv i bavarezëve. Nga krahu tjetër, ai është “detyruar” t’i marrë mbrapsht kritikat e para disa javëve se Bajerni kryen paraqitje më të mira në stërvitje se në ndeshjet e Bundesligës:

salihamixhic

“Sa herë që Bajern nuk arrin të fitojë, krijon një ndjesi zemërimi brenda meje. Ndaj Shtutgartit nuk arrita të shikoja dot atë ekip që doja dhe të gjithë do të donim.

Rezultati nuk është surprizë, ai besoj se do të na shërbejë për të ardhmen dhe përqendrimin ndaj çdo kundërshtari. Lojtarët tanë dukeshin të lodhur, plus që Bundesliga është sfidë më vete.

Ndryshe nga sa mendon një pjesë e madhe se kampionati ka vetëm 2-3 ekipe konkurruese, klasifikimi e tregon qartë se çfarë konkurrence ka.

Salihamixhiç gjeti momentin të motivonte të tijtë për sfidën ndaj Baçës, njëkohësisht duke i thur elozhe edhe talentit Til pas arritjes historike:

“Ndaj Barçës, shpejtësia dhe organizimi i lojës duhet të ndryshohen me patjetër, jam i bindur se grupi do të zhvillojë një ndeshje të madhe. Ndërsa për Til di të them se nëse ai vazhdon t’i shfrytëzojë rastet që i jepen dhe vazhdon të punojë fort, e ardhmja do të jetë e ndritur”, përfundoi 45-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"