Supersfida ndaj Tiranës, klubi i Kukësit bën njoftimin e rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:27

FB Kategoria Superiore Kukësi Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Supersfida ndaj Tiranës, klubi i Kukësit bën njoftimin e rëndësishëm

Klubi i Kukësit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, pak minuta më parë, ka bërë me dije se nga dita e nesërme do të nisë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Tiranës, që do të zhvillohet ditën e premte në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

kUKESI

Ndryshe nga herët e tjera, biletat do të shiten edhe në Kukës e Kamëz. Për sa iu përket çmimeve të biletave, ato variojnë nga 500 lekë të rinj deri në 3000 lekë të rinj.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Nga dita e nesërme, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen që skuadra jonë luan kundër Tiranës në stadiumin “Air Albania”, në datën 21 shkurt, ora 18:00.

Biletat do të shiten edhe në Kukës e Kamëz dhe për pikat e shitjes do të ketë një njoftim të dytë!

Çmimet e biletave janë këto:

W104 – 3000 lekë (përfshirë edhe katering)

W101, W102, W103, W105, W106, W107 – 2000 lekë

E1, E2, E3 – 1000 lekë

N1, N2, N3, S1, S2, V1 – 500 lekë

– Tifozeria mike do të akomodohet në tribunat W105, W106, W107 dhe S1, S2, V1 (Tribuna “Vasillaq Zëri”)

Biletat mund t’i blini në këto pika:

– Dyqani i FSHF, rruga e Elbasanit. 9:00 – 19:00
– Dyqani te stadiumi Selman Stermasi. 9:00 – 18:00
– Dyqani te 9-katëshet, ngjitur me Neptun! 8:00 – 21:00
– “All In One ltd” Godina 14-15, Ish Fusha e Aviacionit Civil. 9:00 – 20:00

 

 




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com