Supersfida ndaj Maliqit, Dervishi “prenoton” golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 15:25

Supersfida ndaj Maliqit, Dervishi “prenoton” golin

Tomori ka treguar këtë kampionat se ka diferenca të mëdha me ekipet kundërshtare të Kategorisë së Dytë. Kjo jo vetëm sa u përket pikëve të grumbulluara, por edhe për golat e shënuar. Te Tomori shënojnë të gjithë futbollistët dhe duket se skuadra e drejtuar nga trajneri Mile, pikën më të fortë ka sulmin.

Tomori-2

Ai që ka spikatur më shumë është Aldo Dervishi, i cili ka realizuar deri tani 11 gola, duke qenë kështu edhe shënuesi më i mirë i grupit. Pasi ka shënuar në 4 ndeshje radhazi, goleadori beratas nuk e fsheh dëshirën për t’i shënuar edhe Maliqit, kundërshtarit të kësaj jave.

“Do të më pëlqente shumë të vendosja një rekord personal, duke shënuar në pesë ndeshje radhazi. Do të përpiqem që të “firmos” edhe këtë javë në Maliq. Por, përtej dëshirës dhe objektivave personalë, dua ta fitojmë patjetër këtë përballje. Do të luajmë të gjithë në interes të skuadrës, pak rëndësi ka kush e shënon golin e fitores”, ka thënë sulmuesi Dervishi. Beratasit gëzojnë një formë të mirë sportive dhe këtë e kanë treguar edhe në ndeshjen e kontrollit të së enjtes.

Edi Spahiu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"