Supersfida ndaj Kukësit, Tirana njofton tifozët për çmimet e biletave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 13:39

Supersfida ndaj Kukësit, Tirana njofton tifozët për çmimet e biletave

Tirana do të luajë ndaj Kukësit, të dielën në orën 16:45 në stadiumin “AIR Albania”. Pikërisht për këtë sfidë klubi i Tiranës me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ka publikuar çmimet e biletave të cilat variojnë nga 400 lekë të reja deri në 4000 lekë të reja.

BI

Në tribunat pas porte bileta kushton 400 lekë të reja. Në tribunën përballë bileta kushton 500 lekë të reja. Në tribunën VIP çmimi shkon në 3000 lekë të reja dhe 4000 lekë të reja. Ndërsa tribuna që do të inkuadrohen tifozët e Kukësit, bileta kushton 400 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Të Dielën, datë 30/01/2022 ora 16.45 në Air Albania luhet sfida KF Tirana-FK Kukësi. Klubi njofton daljen në shitje të biletave dhe fton të gjithë tifozët të përfitojnë nga uljet e çmimeve, të ftojnë të gjithë të dashurit e tyre të ndjekin skuadrën e zemrës. Ne jemi aty për Tironën.

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit ekipi dëshiron t’ju ketë pranë në shkallët e stadiumit për të ndjerë mbështetjen tuaj në këtë përballje të fortë. Mos mungo!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"