Supersfida ndaj Kukësi, Egbo nuk do të ketë në dispozicion 2 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 17:43

Supersfida ndaj Kukësi, Egbo nuk do të ketë në dispozicion 2 titullarë

Tirana është me një dorë te titulli. Ecuria e deritanishme, distanca +9 nga Kukësi dhe përballja direkte në javën e ardhshme i bën kryeqytetasit që t’i nisin llogaritë.

TIRANA NDESHJA

Mirëpo, në ndeshjen që mund të finalizojë gjithçka, Egbo duhet të bëjë pa dy titullarë. Mbrojtësi i djathtë Albi Doka është ndëshkuar dje me karton dhe ka plotësuar numrin me katër të verdhë, çka e bën atë që të jetë i pezulluar për sfidën ndaj verilindorëve. Në ndeshjen ndaj Kukësit do të mungojë edhe Idriz Batha.

Edhe për mesfushorin, shkak bëhet një karton i verdhë, që rezulton i katërti edhe për të. Organika e këtij sezoni i jep mundësinë trajnerit që të mos vuajë në maksimumin mungesat, pavarësisht se bëhet fjalë për dy titullarë fiks.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"