Supersfida ndaj bluve të Londrës, Karrik: Fokusi im është vetëm sfida me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 9:32

Supersfida ndaj bluve të Londrës, Karrik: Fokusi im është vetëm sfida me Çelsin

Ndeshja kundër Çelsit do të jetë e fundit që Majkëll Karrik do të jetë në timonin e skuadrës së Mançester Junajtidit, për t’ia lënë më pas vendin Ralf Rangnikut. Por deri atëherë, trajneri provizor i “Djajve” pas shkarkimit të Ole Gunar Solskjaerit, nuk do të dëgjojë për asgjë tjetër përveç ndeshjes me blutë e Londrës.

KERRIK 1

“Nga pikëpamja ime ka shumë spekulime, por unë jam ende këtu dhe jam duke përgatitur skuadrën për ndeshjen kundër Çelsit, – tha ish-kapiteni i “Djajve” në konferencë. – Mendoja ime është te ndeshja. Nuk kam më shumë lajme për të ndarë me ju në atë front. Unë mezi po pres që të ulem në Londër dhe luaj kundër Çelsit”.

Junajtid ka humbur 5 nga 7 ndeshjet e fundit të Premier Ligës: 1 fitore, 1 barazim dhe gjatë kësaj periudhe asnjë skuadër nuk ka grumbulluar më pak pikë. Karrik pritet të thyejë edhe një rekord të dielën: ai do të bëhet trajneri i parë anglez që drejton Junajtidin në një ndeshje të Premier Ligës pas Ron Atkinsonit në vitin 1986.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"