Supersfida Milan-Juventus, zbulohet arbitri që do të drejtojë ndeshjen në “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 14:33

Supersfida Milan-Juventus, zbulohet arbitri që do të drejtojë ndeshjen në “San Siro”

Milan-Juventus do të jetë supersfida e javës së nëntë të Serisë A italiane, e cila është e programuar për tu zhvilluar ditën e shtunë, në orën 18:00, në stadiumin “San Siro”.

ORSATO

Sektori i dizenjimit ka vendosur arbitrat që do të drejtojnë këtë ndeshje.

Arbitër kryesor do të jetë Orsato, i mbështetur nga asistentët Karbone dhe Xhalatini.

Arbitër i katërt pritet të jetë Fabri.

Në VAR do të jetë Kifi dhe në AVAR, Marini.

Ndërsa në ndeshjen Sasuolo-Inter, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 15:00, në stadiumin “MAPEI”, arbitër kryesor do të jetë Soca, i mbështetur nga asistentët Valeriani dhe Dei Xhudiçi.

SOCA

Arbitër i katër pritet të jetë Kolombo.

Në VAR do të jetë Guida, ndërsa në AVAR, Maxhoni.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"