Supersfida mes Interit e Dortmundit, gjermanët me mungesa. Ja si pritet të rreshtohet ekipi i Kontes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 11:18

Supersfida mes Interit e Dortmundit, gjermanët me mungesa. Ja si pritet të rreshtohet ekipi i Kontes

INTERI – Rikthehen Godin e Azamoah, balotazh Vesino-Galjardini

Pas fitores së regjistruar me më shumë se një vështirësi kundër Sasuolos, ka ardhur koha, Interi dhe Antonio Konte duhet të mendojnë për Ligën e Kampioneve. Sot në “San Siro” zbarkon Borusia e Dortmundit. 11-shja fillestare e zikaltërve mendohet të jetë shumë e ngjashme me atë që triumfoi ditën e diel, me tri zëvendësime të mundshme.

44

Diego Godin dhe Kuaduo Azamoah, në fakt, pritet të marrin vendet e tyre si titullarë në vend të Alesandro Bastonit dhe Kristiano Biragit. Ndërsa ka balotazh mes Vesinos dhe Galjardinit në mesfushë, me uruguaianin favorit.

B.DORTMUND – Lajme të hidhura për Favre, me zikaltrit tri mungesa

Xhejdon Sanço, i gjobitur me 100 mijë euro, megjithatë në sulmin e Dortmundit që sot do të zbresë në fushë kundër Interit, talenti anglez nuk do të mungojë. E konfirmuan pasditen e djeshme edhe mediat italiane. Mjekët do të kërkojnë ta riaktivizojnë portierin Byrki që me sfidën kundër zikaltërve.

55

Ndërkohë, konfirmohen përgjigjet negative nga Pako Alkaserin, i dëmtuar në tendinën e gjurit (gjithashtu mendohet të mungojë edhe në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Shalke 04), Marsel Shmelcer (në bokse pas problemeve në ije) dhe Marko Rojs, i ndalur për shkak të një gjendjeje gripale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"