Supersfida me Tiranën, Martinin e shqetëson titullari. Krasniqi gati për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2020 | 20:52

Supersfida me Tiranën, Martinin e shqetëson titullari. Krasniqi gati për bardheblutë

Teuta ka vijuar dje procesin përgatitor në prag të sfidës me Tiranën që do të luajnë në fundjavë, duke lënë menjëherë pas krahëve barazimin ndaj Skënderbeut. Me shumë mundësi ndeshja do të luhet në Pogradec, ku pas barazimit ndaj Skënderbeut, “Djemtë e detit” do të synojnë të marrin 3 pikët e para. Trajneri Edi Martini fillimisht ka folur para seancës dhe ka kërkuar nga skuadra më shumë përqendrim te ndeshja e radhës, për të mos përsëritur gabimet e bëra ndaj korçarëve.
123725085_10158860049604462_1223997452073089478_o
RIKTHIMI – Për trajnerin Martini pritet që të jetë një grup i plotë në prag të kësaj transfertë. Një lajm i mirë për teknikun është ai i rikthimit të Blerim Krasniqit, i cili e kaluar dëmtimin dhe do jetë gati për ndeshjen e javës së dytë. Sulmuesi është bashkuar me grupin duke lënë pas dëmtimin në shpatull, që e detyroi të qëndrojë pesë javë jashtë. I vetmi dyshim për blutë është Emiljano Vila, i cili ndaj Skënderbeut ka pësuar dëmtim të rëndë. Pas përplasjes me portierin Frashëri, ai është dëmtuar dhe dje gjatë stërvitjes ka vijuar të jetë me fashë. Një e çarë pas veshit, e vë atë në dyshim, për të mos e rrezikuar dhe pritet nga momenti në moment gjatë ditëve në vijim që trajneri Martini të ketë një përgjigje nëse mund ta llogarisë apo jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"