Supersfida me Laçin, Zhunior në dyshim. Daja e ka të qartë formacionin anti-kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 23:23

Supersfida me Laçin, Zhunior në dyshim. Daja e ka të qartë formacionin anti-kurbinasve

Dita e hënë ishte pushim për futbollistët e Partizanit, ndërsa ditën e djeshme janë kthyer në fushën e blertë të kompleksit stërvitor “Football Republic”, për të nisur zyrtarisht përgatitjet anti-Laçi. Për sfidën ndaj kurbinasve, trajneri Daja nuk ka asnjë futbollist të pezulluar nga kartonët. Për sa u takon dëmtimeve, strategun kryeqytetas e shqetëson sulmuesi kryesor i skuadrës, Stenio Zhunior. Braziliani luajti vetëm 26 minuta kundër Kukësit, duke u larguar nga fusha e blertë i dëmtuar.
zhuniori stenio
Në vend të tij, u aktivizua braziliani tjetër, Lukas Kardozo. Në kuotën e tre kartonëve të verdhë janë Egzon Belica, Esat Mala dhe Jurgen Bardhi, të cilët duhet të jenë më të kujdesshëm se pjesa tjetër e skuadrës në ndeshjen ndaj Laçit. Sa i takon formacionit, Daja nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, kjo dhe për shkak të ecurisë së mirë të “demave të kuq” për vitin 2021.

Partizani është i vetmi ekip që nuk njeh humbje në Superiore për këtë vit dhe ka arritur të marrë tre fitore radhazi, duke shënuar 7 gola dhe duke pësuar vetëm 2. Sfida ndaj kurbinasve do të luhet po ashtu në “Elbasan Arena”, ditën e shtunë.

partizaniiii
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"