Supersfida Kukësi – Partizani, ja futbollistët më të mirë dhe më pak aktivë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2020 | 15:01

Supersfida Kukësi – Partizani, ja futbollistët më të mirë dhe më pak aktivë

Kristal Abazaj ishte njeriu i ndeshjes Kukësi-Partizani 1- 0. Shënoi një gol që prodhoi polemika, goditi traversën dhe ishte pa diskutim rreziku kryesor për të kuqtë.

Abazaj2

Duket se sulmuesi është i prirur për të vendosur ndeshje të mëdha, pasi kështu ka bërë edhe kundër Tiranës në fazën e parë dhe fazën e dytë. Një paraqitje fantastike në sfidën e djeshme bënë edhe mbrojtësit e krahut te Kukësi, si Edis Maliqi dhe Emiliano Musta, duke e ndihmuar shumë ekipin edhe në fazën ofensive.

Kukesi Partizani

Sulmuesit e Partizanit, Theofilus Solomon dhe Brajan Braun, stonuan në ndeshjen e djeshme. Veçanërisht nigeriani la për të dëshiruar me paraqitjen e tij, duke shpërdoruar disa momente të mira, të cilat mund t’i kishte zgjidhur ndryshe, pasi asnjëherë nuk goditi në kuadrat.

Solomon

E njëjta gjë edhe me xhamajkanin, i cili ishte kaotik me lëvizjet në zonë. Një paraqitje larg pritshmërive edhe për mbrojtësin Esin Hakaj, nga krahu i të cilit Kukësi sulmoi shumë gjatë ndeshjes.

Hakaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"