Supersfida Juventus-Milan, ja si kuotohen në baste “Zonja e Vjetër” dhe “Djalli”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 14:46


Supersfida Juventus-Milan, ja si kuotohen në baste “Zonja e Vjetër” dhe “Djalli”

Ndonëse Milani është në një moment shumë të mirë, ndërsa Juventusi nuk ka fituar ende ndeshjen e tij të parë në Serinë A, kompanitë e basteve mendojnë se ndoshta ka ardhur ora e suksesit për bardhezinjtë në kampionat.

MILAN JUVE 1

Specialistët e kuotave shohin favorite “Zonjën e Vjetër” sonte në mbrëmje, me një koeficient 2.1.

Ndërkohë, një triumf i radhës i Milanit “paguhet” 3.4, ndërsa një 90-minutësh pa fitues në “Allianz Stadium” ka koeficient 3.6.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/