Supersfida Juventus-Inter, Moxhi bën parashikimin: Fiton “Zonja” 2 me 0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 16:37

Supersfida Juventus-Inter, Moxhi bën parashikimin: Fiton “Zonja” 2 me 0

Juventus-Inter do jetë supersfida e javës së 16-të e Serisë A. Sot, zikaltrit do përpiqen të mbrojnë vendin e parë nga “sulmi” bardhezi. Luçiano Moxhi, ish-drejtues i Juves, për të përditshmen italiane “Libero” ka shprehur mendimin e tij lidhur me përballjen kundër interistëve, rivalëve të përjetshëm, duke u ndalur fillimisht te skandali “Calciopoli”:

Moxhi

“Do kishte shpërthyer edhe me ‘VAR-in’. Nuk ka ndryshuar asgjë. Ronaldo-Iuliano e ’98-ës? Ajo ndeshje as nuk duhet të ishte luajtur, Interi duhet të ishte pezulluar me rënie nga kategoria prej pasaportës false të Rekobës.

Më shumë se te VAR-i besoj te sistemi ‘gol-jo gol’: është një e dhënë e pakundërshtueshme. Një parashikim për nesër (sot)? Fiton Juventusi, 2 me 0”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"