Supersfida e Vlorës mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, ja kush gjykon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 10:45

Supersfida e Vlorës mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, ja kush gjykon

Superioria do të mbyll javën e 4-t të saj me sfidën e orës 19:45 në Vlorë mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Të dyja ekipet kanë grumbulluar nga 7 pikë dhe ndajnë vendin e parë dhe të dytë.

Andi Koci foto

Nëse një ekip fiton do të kryesojë kampionatin me 3 pikë shkëputje. Po kaq pikë është dhe Kukësi, por me 1 ndeshje më tepër.
FSHF ka përcaktuar si gjyqtar kryesor Andi Koçin. Ai do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Herald Lisaku. Arbitra ndihmës do të jenë Orlando Kuka dhe Klodian Shahini. Në rolin e gjyqtarit të katërt është përzgjedhur Fatmir Lamaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"