Supersfida e Gjermanisë ndaj “3 Luanëve”, Flik: Anglia ka grup të pabesueshëm!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 12:51

Supersfida e Gjermanisë ndaj “3 Luanëve”, Flik: Anglia ka grup të pabesueshëm!

Superdueli Angli-Gjermani do të jetë kryesfida e javës së fundit të Ligës së Kombeve, aty ku shumëçka do të vihen përballë njëra-tjetrës, edhe pse përfaqësueset në fjalë janë jashtë çdo objektivi në lidhje me kompeticionin në fjalë. Hansi Flik, në deklaratën për shtyp përpara ndeshjes, nuk ka ngurruar të ngrejë në qiell Ligën angleze dhe përfaqësuesen e “Tre Luanëve”:

FLIK

“Çdo lojtar i kombëtares po e pret me padurim takimin ndaj anglezëve. Nuk kam asnjë dyshim se Premier Liga është kampionati më spektakolar në botë.

Mjafton t’i shikosh emrat në përbërje dhe arrin ta kuptosh se me çfarë potenciali do të përballesh. Shpresoj të jemi në një ditë të mirë ndaj vendësve”, tha Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"