“Supermarketi” Tirana, zbulohen tri lëvizje në merkaton e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 9:38

“Supermarketi” Tirana, zbulohen tri lëvizje në merkaton e janarit

Projekti i nisur një se zon më parë te Tira na do të vazhdojë gjatë. Edhe pse këtë vit ranë në Kategorinë e Parë, drejtuesit kanë krijuar baza të forta për të dalë të fituar financiarisht. Në të shkuarën, rëndom ndodhte që lojtarët të largoheshin me parametrat “zero”, por tashmë situata ka ndryshuar katërçipërisht. Askush nuk mund të ikë pa arkëtuar parà në arkën e klubit kryeqytetas. Kjo është pak, por e sigurt. Dhe duket se janari mund të shoqërohet me “surpriza”.

tirana

NGOO – Jo vetëm lojtarët e krahëve të mbrojtjes janë vënë në fokusin e klubeve të huaja, por edhe Majkëll Ngoo. Nuk është vetëm Blekpull në Angli në kërkim të gjigantit të bardhebluve, por edhe një tjetër ekip europian. Edhe pse emri mbahet “mister”, duhet thënë që me mbylljen e dy ndeshjeve të fundit të 2017-ës, do të ketë zhvillime të mëdha në hyrje-dalje te Tirana.

Ngo

Drejtuesit kanë filluar që të mendojnë edhe për zëvendësuesin e shtatlartit, gjithnjë nëse largimi i tij bëhet fakt. Në klub nuk mund t’ia lejojnë vetes të gjenden të papërgatitur, ndaj kanë menduar edhe planin “B”. Vetëm një gjë është e sigurt, që raporti i largimeve dhe afrimeve në radhët e të huajve do të jetë një me një.

Me blerjen e Mugunës, tashmë numri i prurjeve shkoi në 6, ndaj nuk përjashtohet që të ketë rrjedhje. Dhe kur themi rrjedhje, flasim vetëm për shitje dhe jo largime. Duke veçuar këtu vetëm rastin “Binguila”, i cili është tjetër histori.

DOKA – Jo vetëm Osijek dhe Liefering janë në gjurmët e tij. Albi Doka, me shumë gjasë, do të hapë siparin e daljeve te Tirana. Vetëm se largimi i tij do të bëhet jashtë, ndaj mund të quhen të “bllokuara” ofertat nga ekipet shqiptare. Ky është synimi i prerë i klubit. Megjithatë, fakti që duhet zëvednësuar krijon një lloj “stepje”.

Doka

Dhe Ze Maria, shqetësohet nga fakti që nuk ka gjetur ende pasuesin e tij. Në Shqipëri nuk e ka bindur askush, ndërsa për të afruar të huaj, nuk e kanë luksin për këtë rol.

HOXHALLARI – Tirana nxitohet vetëm për Erion Hoxhallarin, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit. Është i vetmi, që mund t’i ikë dhe t’i lërë duarbosh, ndaj po insistojnë që t’i rinovojnë kontratën. Por, njëkohësisht po bëjnë çmos që t’i gjejnë ekip për ta shitur, pasi kjo është forma e vetme që të dyja palët të mbeten të kënaqura.

hoxhallari

Mbrojtësi është vënë në vëzhgim nga disa klube, megjithatë ende nuk ka ardhur oferta që të gjithë presin. Të njëjtin shqetësim si për Dokën, e kanë edhe për të, pasi në tregun vendës Ze Maria nuk ka pëlqyer askënd që mund ta zëvendësojë.

E vetmja gjë që “ngroh” deri tani, është garancia që ka dhënë 22-vjeçari. Hoxhallari u ka dhënë fjalën drejtuesve që nëse nuk firmos jashtë vendit, mbetet vetëm i bardhebluve.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"