SuperLushnja nuk njeh të ndalur, thyen Bylisin për fitoren e gjashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2016 | 16:08

SuperLushnja nuk njeh të ndalur, thyen Bylisin për fitoren e gjashtë

Lushnja nuk di të bëjë hap fals në këtë sezon. Skuadra myzeqare ka arritur të mposhtë në shtëpi ditën e sotme me rezultatin 2-1 ekipin e Bylisit, në një takim të vlefshëm për javën e 6 të Grupit B në Kategorinë e Parë.

lushnja bylis

Endri Magani ishte ai që shënoi golin e parë për vendasit, duke vendosur rezultatin e pjesës së parë në 1-0. Më pas në pjesën e dytë, në minutën e 47, ishte Taullau ai që dyfishoi shifrat. Bylis arriti të ngushtonte diferencën vetëm në minutën e 82-të ne anë të Bouen. Ndërkohë në minutën e 66, Bylisit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Ky takim ishte planifikuar për t’u luajtur dje, por një aksident automobilistik i autobuzit të ballshiotëve gjatë kohës që po udhëtonin drejt Lushnjës bëri që ndeshja të shtyhej me 24 orë.

Pas këtij takimi, Lushnja vazhdon e vetme kryesimin me 18 pikë të plota në 6 javë, dyfishi i pikëve të Shkumbinit që është në vendin e 2-të me vetëm 9 të tilla. Ndërkohë Bylis mban vendin e 5-të me 8 pikë. Vetëm Kamza ka bërë po kaq mirë sa Lushnja në këtë sezon, teksa dhe ekipi që luan në Grupin A të Kategorisë së Parë ka arritur po 6 fitore në 6 javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"