Superliga turpëron Çeferin, UEFA anulon zyrtarisht sanksionet ndaj klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 0:09

Superliga turpëron Çeferin, UEFA anulon zyrtarisht sanksionet ndaj klubeve

Superliga i jep një shuplakë të rëndë UEFA-s dhe më saktësisht Aleksandër Çeferin, i cili kishte dalë si shpëtimtari i futbollit me vendimin e tij për të mos lejuar krijimin e një kompeticioni paralel ndërkombëtar. Në orët e fundit të ultimatumit që i kishte dhënë gjykatësi i Madridit, UEFA doli me komunikatë për shtyp duke zyrtarizuar anulimin e të gjitha masave ndëshkimore që kishte marrë ndaj klubeve të Superligës.

superliga

UEFA kishte ndëshkuar me gjoba dhe me masa të tjera 9 klubet që u tërhoqën fillimisht nga projekti, ndërsa kishte hapur hetim për treshen Real Madrid – Barcelona – Juventus si organizatore të kësaj nisme. Por vendimi i gjykatës së Madridit që UEFA duhej të tërhiqej përndryshe do të niste hetim ndaj Çeferin për thyerje të rregullave të barazisë në Bashkimin e Europian, solli vendimin e sotëm.

Komunikata e publikuar sot bëri të ditur se të gjithë klubet ishin lajmëruar se nuk kishte sanksione ndaj tyre për sa kohë që rreth çështjes në fjalë nuk kishte ardhur vendimi përfundimtar nga gjykatat europiane të cilat po trajtojnë çështjen e “monopolit” të UEFA-s për kompeticionet kontinentale. Një tërheqje që duket si një humbje e qartë për Çeferin, i cili kishte sulmuar vazhdimisht SUperligën, pasi ajo mund të konkurronte turne si Liga e Kampioneve si dhe t’i shkaktonte humbje të mëdha financiare kësaj organizate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"