Superliga kosovare/ Drita i rrëmben vendin e parë Prishtinës, Liria e Shkëmbit vetëm 3 pikë larg kreut  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 16:51

Superliga kosovare/ Drita i rrëmben vendin e parë Prishtinës, Liria e Shkëmbit vetëm 3 pikë larg kreut  

Ka përfunduar java e 24-t e Superligës kosovare. Ditën e sotme janë zhvilluar 4 ndeshje, ndërsa dy u zhvilluan dje.

Drita e Gjilanit ka fituar 0-1 në fushën e Vëllazënimit të Gjakovës dhe i merr kryesimin Prishtinës me një pikë më shumë.

29314181_1450833571710907_6368167624894840832_n

Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Liria e Blendi Shkëmbit, që tani e sheh vetën vetëm 3 pikë larg vendit të parë. Liria e Prizrenit ka fituar 1-2 në fushën e Flamurtarit të Prishtinës.

Vllazhnia Pozheran-Ferronikeli ka përfunduar në barazimin 0-0, ndërsa Besa Pejë-Gjilani ka përfunduar 1-0.

wewewe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"