Superliga e Kosovës/ Triumfojnë Prishtina dhe Llapi, Oto Xhon abonohet me golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 15:08

Superliga e Kosovës/ Triumfojnë Prishtina dhe Llapi, Oto Xhon abonohet me golin

U luajtën paraditen e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 19-të të Superligës së Kosovës. Prishtina e Armand Dallkut, mori një tjetër triumf të rëndësishëm, teksa mposhti në transfertë Drenicën më rezultatin 1-3. 

Llapi

Edhe në këtë ndeshje, protagonist ishte ish-sulmuesi i Skënderbeut, Oto Xhon, i cili hapi serinë e golave në minutën e 13-të, ndërkohë që Ahmeti dhe Januzi vulonës triumfin. Për vendasit shënoi Kulibali.

Në përballje tjetër atë mes Llapit dhe Feronikelit, triumfuan vendasit me rezultatin 2-1. Skuadra nga Podujeva iu fal dopietës së realizuar nga Ersil Ymeraj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"