Superliga e Kosovës/ Trepçës i mjafton një gol për 3 pikë. Spektakël, por asnjë fitues në sfidën Feronikeli-Drenica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 17:57

Superliga e Kosovës/ Trepçës i mjafton një gol për 3 pikë. Spektakël, por asnjë fitues në sfidën Feronikeli-Drenica

Ditën e sotme janë luajtur dy takimet e javës së tretë të kampionatit të futbollit në Kosovë.
120194686_338677204238535_2271472235585297907_n
Trepça ’89 mundi minimalisht Llapin në stadiumin e Mitrovicës “Riza Lushta”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Arb Manaj.

Spektakolare ishte takimi tjetër Feronikeli-Drenica. Plot 4 gola u realizuan në këtë takim, por nuk pati fitues. Almedin Murtari realizoi të dy golat për Drenicën, ndërsa për Feronikelin shënuan Dabiqaj dhe Miliçkoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"