Superliga e Kosovës/ Solomon i jep kreun Ballkanit, Gjilani ngec në transfertë. Ja rezultatet e sfidave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 17:55

Superliga e Kosovës/ Solomon i jep kreun Ballkanit, Gjilani ngec në transfertë. Ja rezultatet e sfidave

Superliga e Kosovës ka prodhuar ndeshje mjaft interesante. Ballkani mori kreun e klasifikimit nisur dhe nga barazimi i Gjilanit.

Superliga-e-Kosoves-ne-Futboll-1-1-1-1

Ballkanasit fituan 0-1 në transfertë ndaj Ferronikelit të vendit të fundit. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Solomon. Malisheva fitoi 2-0 në shtëpi me Drenicën. Golat u realizuan nga Hyseni në fundin e pjesës së parë dhe nga Mustafa në të dytën.

Gjilani luajti në transfertë një ndeshje direkte për kreun me Llapin. Gjilanasit nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi pa gola duke i lënë kreun Ballkanit. Fitore mori dhe Prishtina me rezultatin 0-3 ndaj Ulpianës.

KF ULPIANA- PRISHTINA 0-3

34’ 85’ Kryeziu, 57’ Krasniqi

FERRONIKELI- BALLKANI 0-1

25’ Solomon

MALISHEVA- DRENICA 2-0

45’ Hyseni, 89’ Mustafa

KF LLAPI- GJILANI 0-0

RENDITJA 

renditja kosove

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"