Superliga e Kosovës/ Shënojnë 4 ish të Superiores, Gjilani i Munishit fiton me “manita” në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2021 | 16:45

Superliga e Kosovës/ Shënojnë 4 ish të Superiores, Gjilani i Munishit fiton me “manita” në kampionat

Është mbyllur java e 27-të e Superligës kosovare, teksa Gjilani mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Besën e vendi të fundit.

161109185_834076607178357_5689012113396446441_n

Protagonist në këtë ndeshje ishin dhe 4 ish-futbollistë të Kategorisë Superiore shqiptare, Arber Çyrbja, Gerhard Progni, Ardit Hila dhe  Useini, të cilët arritën të realizonin nga një gol në këtë ndeshje për Gjilanin.

Goli i parë u shënua nga ish-mesfushori i Teutës, Çyrbja, në minutën e 25’ të takimit. Për Besën barazoi përkohësisht në minutën e 32’ sulmuesi Tahiri, i cili arriti të kthente në gol saktësisht një 11-metërsh.

Pjesa e parë u mbyll në avantazh të gjilanasve teksa në minutën e 40’ mendoi ish-mesfushori i Flamurtarit, Useini për të gjetur golin e epërsisë.

Në pjesën e dytë, brenda 7 minutave Gjilani arrit të shënoje dhe 3 herë të tjera përkatësisht me Prognin në minutën e 60’, Hila në minutën e 64’ dhe Razak në minutën e 67’. Me këtë fitore Gjilani mbetet në vendin e 4-të ndërkohë ruan diferencën prej 6 pikësh më Feronikelin e vendit të 5-të.

REZULTATI

Gjilani-Besa 5-1

Shënues: Cyrbja 25’, Useini 40’, Progni 60’, Hila 64’, Razak 67’/ Tahiri 32’(penallti)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"