Superliga e Kosovës/ Prishtina merr fitoren e parë në kampionat, Drita ul me “këmbë në tokë” Drenicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 17:55

Superliga e Kosovës/ Prishtina merr fitoren e parë në kampionat, Drita ul me “këmbë në tokë” Drenicën

Janë mbyllur 2 ndeshjet e luajtura pasditen e sotme në Superligën kosovare, ku Prishtina arrin të marrë fitoren e parë në kampionat pas 5 javësh.

prishtina

Kryeqytetasit mposhtën 1-2 Dukagjinin me gola të Hotit dhe Krasniqit, duke përmbysur avantazhin e Dallkut në pjesën e parë. Kampionët në fuqi marrin fitoren e parë në kampionat, pas 2 humbjeve dhe dy barazimeve.

Në sfidën tjetër, Drita triumfoi 0-2 ndaj Drenicës. Për Dritën shënuan nga një gol për pjesë Ajzeraj dhe Namani duke i dhënë 3 pikë skuadrës së tyre të barazon tani Ballkanin e vendit të parë.

Ndërsa Gjilani pësoi një humbje befasuese në shtëpi 2-3 përballë debutuesve ë Ulpianës. Ishte një ndeshje e luajtur mes tensionit dhe incidenteve, por që në fund triumfues dolën miqtë.

REZULTATET

Dukagjini-Prishtina 1-2

Drenica-Drita 0-2

Gjilani-Ulpiana 2-3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"