Superliga e Kosovës/ Përballje dramatike në Prishtinë, Drenica merr kreun e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 18:09

Superliga e Kosovës/ Përballje dramatike në Prishtinë, Drenica merr kreun e tabelës

U luajtën ditën e sotme 2 përballjet e vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, ku nuk munguan surprizat. Supersfida mes Prishtinës dhe Gjilanit, u mbyll me barazim dramatik në sekondat e fundit.

Prishtina-Gjilani-1024x745

Kampionët në fuqi ishin duke udhëhequr deri në minutën e 90+5-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Krasniqi, ndërkohë që miqtë, e trajnerit Munishi, edhe pse me 10 lojtarë në fushë, arritën të barazonin sfidën me anë të Dabiqajt që realizoi në frymën e fundit.

241853697_1601029023573852_5619450121727778383_n-1-1024x683

Në përballjen tjetër, atë mes Ulpianës dhe Drenicës, ishin miqtë kuqezinj që fituan minimalisht 0-1, falë golit të realizuar nga Uka në minutën e 90+3-të. Me këtë fitore dramatike, Drenica, mori kreun e renditjes me 10 pikë në 4 ndeshje, 2 më shumë se Drita dhe Ballkani, ndërkohë që Ulpiana e Edlir Tetovës është zhytur në fundin e tabelës.

Drenica

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"