Superliga e Kosovës/ Ndizet përsëri gara për kampionat, Ballkani dhe Drita nuk falin në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 16:50

Superliga e Kosovës/ Ndizet përsëri gara për kampionat, Ballkani dhe Drita nuk falin në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja

Janë mbyllur dhe dy sfidat e luajtura për javën e 29-të të Superligës kosovare, ku Ballkani fitoi 0-2 në transfertën ndaj Feronieklit, ndërsa Drita mposhti 0-1 Trepçën.

ballkani

Përballja mes Feronikelit dhe Ballkanit rezervoi dhe një përballje ndërmjet dy trajnerëve shqiptarë, Klodian Duro dhe Bledi Shkëmbi. Ballkanasit kaluan në avantazh në minutën e 35-të me anë të sulmuesit Krasniqi.

Ne pjesën e dytë skuadra e Shkëmbit realizoi të dytin me anë të sulmuesit Mirlind Daku, i cili ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 76-të takimit. Me këtë fitore Ballkani ngjitet përsëri në vendin e dytë në kuotën e 61 pikëve, ndërsa Feronikeli mbetet në vendin e 7-të në kuotën e 34 pikëve.

Në sfidën tjetër Dritës i mjaftoi një 11-metërsh kthyer në gol nga Alidemaj në minutën e 54 të takimit, për të marrë tre pikë të arta të cilat e ngjisin përsëri në krye të kampionatit teksa ndodhet në kuotën e 64 pikëve, 3 më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

REZULTATET
Feronikeli-Ballkani 0-2
Shënues: Krasniqi 35′, Daku (pen) 76′

Trepça-Drita 0-1
Shënues: Alidemaj (pen) 54′

kosove

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"