Postuar: Mars 18, 2023 | 17:43
SUPERLIGA E KOSOVËS/ Ndalen kryesuesit, shansi i Ballkanit për të siguruar përsëri vendin e parë
Ndeshjet e sotme të javës së 26 të Superligës së Kosovës, kanë sjellë ndalesën e skuadrës së Dritës, e cila kishte marrë kryesimin një javë më parë duke përfituar nga forma jo e mirë që kishte shfaqur Ballkani në periudhën e fundit.
Por sot, edhe skuadra gjilanase është ndalur, pasi ka barazuar pa gola ndaj Malishevës në transfertë, duke i dhënë mundësisë ekipit të Ilir Dajës që të kthehet përsëri në kryesim nëse fiton nesër ndaj Ferizajt.
Ndërkohë, një gol i Pllanës i ka mjaftuar Prishtinës për të mundur 1-0 Drenicën dhe për t’u kthyer kërcënuese për zonën e Europës, pasi tani ka vetëm 4 pikë larg Gjilanin e vendit të tretë.
NDESHJET
Drenica-Prishtina 0-1
Malisheva-Drita 0-0
PANORAMASPORT.AL
