Superliga e Kosovës/ Ish-lojtari i Kukësit nderon Klodian Duron, kampionët e Dritës triumfojnë në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 16:28

Superliga e Kosovës/ Ish-lojtari i Kukësit nderon Klodian Duron, kampionët e Dritës triumfojnë në transfertë. Ja rezultatet dhe renditja

U luajtën ditën e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e 9-të të Superligës së Kosovës. Klodian Duro arriti të merrte fitoren e parë nën drejtimin e Feronikelit. Skuadra nga Nikli e drejtuar nga trajneri elbasana, mposhti Llapin me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga ish-futbollisti i Kukësi, Yll Hoxha në minutën e 54-t.

Dritaa-1-696x464

Në sfidën tjetër atë mes Arbërisë dhe Dritës, ishin kampionët nga Gjilani ata që arritën të triumfonin me rezultatin 0-1. Autori i golit për Dritën ishte Bujar Shabani në fundin e pjesës së parë.

Aktualisht kampionati kryesohet nga Ballkani me 19 pikë në 8  ndeshje, ndërkohë që tabela mbyllet me Besën e Pejës me vetëm 5 pikë në 8 ndeshje.

Ballkani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"