Superliga e Kosovës/ Golashënuesi Progni rihap kampionatin, Ballkani “ngec” ndaj Dukagjinit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 18:41

Superliga e Kosovës/ Golashënuesi Progni rihap kampionatin, Ballkani “ngec” ndaj Dukagjinit (VIDEO)

Superliga e Kosovës dhuroi emocione gjatë ditës së sotme, ku skuadrat e kreut luajtën ndeshjet përkatëse dhe pati të papritura.

asdasdssd

Skuadra e Ballkanit që  momentalisht kryeson renditjen e kampionatit, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Dukagjinit. Të zotët e shtëpisë arritën të mbanin portën e paprekur edhe pse mbetën me 10 lojtarë sepse sulmuesi Ahmed Januzi doli me karton të kuq në minutën e 82.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua ndërmjet Gjilanit dhe Drenicës, ishin të zotët e shtëpisë që fituan me rezultatin 2-1. Një dygolësh i Gerhard Prognit në pjesën e dytë i solli fitoren gjilanasëve. Ndërsa për miqtë golin e vetëm e shënoi Baton Zabergja, në minutën e 83. Me këtë fitore Gjilani barazon Drenicën në vendin e 2 me 17 pikë, vetëm 1 pikë më pak se kryesuesit e Ballkanit. Më dy golat e sotëm, Progni është shkëputur në kreun e golashënuesve të kampionatit, duke realizuar deri tani 7 gola për Gjilanin, ku ai është edhe kapiten i ekipit.


sdddddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"