Superliga e Kosovës/ Gjilani “ngec” me Dukagjinin, Feronikeli mposht Llapin në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 18:11

Superliga e Kosovës/ Gjilani “ngec” me Dukagjinin, Feronikeli mposht Llapin në shtëpi. Ja rezultatet dhe renditja

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së tretë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Superligës së Kosovës.

LLAPI FERONIKELI

Gjilani është ndalur në barazimin e bardhë 0-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit, duke humbur shansin për të qenë në krye me 7 pikë së bashku me Ballkanin, Drenicën dhe Dritën. Aktualisht skuadra e Gjilanit renditet në vendin e katërt në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Dukagjini në vendin e 7 me pikë të grumbulluara.

Feronikeli ka marrë një tre-pikësh me vlerë pasditen e sotme, teksa ka mposhtur 0-2 në transfertë skuadrën e Llapit. Golat u realizuan nga Gashi në minutën e 45+2’ dhe nga Prokshi në minutën e 63’. Me këtë triumf skuadra e Feronikelit klasifikohet në vendin e 6 në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Llapi në vendin e 8 në kuotën e 2 pikëve.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË DITËS SË SOTME NË SUPERLIGËN E KOSOVËS –  

GJILANI 0-0 DUKAGJINI

LLAPI 0-2 FERONIKELI

Gashi 45+2’, Prokshi 63’

RENDITJA E SUPERLIGËS SË KOSOVËS –

KOS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"